Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Victoria Beckham: Për shkak të familjes unë nuk kam një jetë sociale…

Victoria Beckham: Për shkak të familjes unë nuk kam një jetë sociale…
October 10
09:33 2016

Victoria Beckham është një nga femrat më të famshme në botë, por të qenit e njohur për të tjerët ka edhe shumë disavantazhe. Victoria ka zbuluar se karriera dhe familja e saj e ka mbajtur shumë të zënë, aq sa të mos ketë një jetë sociale.
Ish-këngëtarja e grupit “Spice Girls”, e cila tashmë është një stiliste jashtëzakonisht e suksesshme në botën e modës, ka treguar më shumë rreth marrëdhënieve të saj me fëmijët dhe bashkëshortin David Beckham.
“Unë nuk kam një jetë sociale. Bashkëshorti dhe katër fëmijët janë prioriteti im. Kur ata kanë një lojë apo takim me prindër në shkollë unë jam gjithnjë aty”,- ka thënë Victoria për “Synday People”.
“Ndodh rrallë që unë dhe David të jemi larg në të njëjtën kohë. I respektojmë oraret me fëmijët”.
Ndoshta orari i ngarkuar me shumë aktivitete mund të jetë arsyeja e vërtetë se pse Victoria refuzoi ofertën për një ribashkim të grupit “Spice Girls” vitin e ardhshëm në datën e 20-vjetorit të krijimit të grupit.
Ajo ende nuk e ka treguar një arsye se pse nuk do të marrë pjesë në ribashkimin e grupit, megjithatë është shprehur se do të trishtohej nëse anëtaret e tjera të “Spice Girls” do të performonin hitet e tyre pa prezencën e saj.
“Mendoj se duhet material i ri sepse ajo që ne bëjmë si grup është e veçantë. Nëse ato këndojnë këngë të “Spice Girls” do të mërzitem, por do t’i ndjek”,- ka përfunduar Victoria./Blitz.al/

Komento
Shperndaje