Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Victoria Beckham ka një mesazh për Spice Girls

Victoria Beckham ka një mesazh për Spice Girls
January 26
11:30 2017

Të gjithë e njohin si një nga femrat më të suksesshme dhe të famshme  në fushën e modës, por Victoria Beckham më parë ka qenë këngëtare.  Shumë prej jush mund ta mbajnë mend kohën kur ajo ka qenë soliste në grupin Spice Girls. Ditët e fundit ajo ka postuar një foto në rrjete sociale ku shfaqet me dy gishtat lart. Fansat e saj mendojnë se prapa atij shkrimi “2  bëjnë 1” bashkangjitur fotos fshihet një mesazh ndaj grupit të njohur, i cili i dha fillimisht famën si këngëtare.

Prej kohësh qarkullojnë fjalë se Spice Girls, grupi i njohur i viteve’90, do të ribashkohet për të risjellë për të gjithë publikun disa nga hitet më të njohura të tyre. Victoria, Mel C dhe Geri Horner nuk kanë dhënë një përgjigje përfundimtare nëse këtë vit do të mblidhen. Çfarë mesazhi ka dashur të jap Beckham përmes kësaj fotografie? Të jetë ky një mesazh për vajzat e tjera të grupit?

Kjo foto vjen pak ditë pasi Victoria ka kontaktuar me avokatët për të ndaluar Spice Girls të performojë hitet pas kërkesës së dy prej anëtareve për t’i risjellë për publikun./Blitz.al/

 

2 become 1 X Kisses VB #girlpower

A photo posted by Victoria Beckham (@victoriabeckham) on

Shperndaje