Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Victoria Beckham është në paqe me plakjen: Nuk dua të dukem më e re se ç’jam

Victoria Beckham është në paqe me plakjen: Nuk dua të dukem më e re se ç’jam
October 07
23:04 2019

Mund të duket e çuditshme, por në një kohë ku shumë njerëz i frikësohen frazës së plakjes, Victoria Beckham-it i pëlqen ndjesia.

Stilistja e njohur ka rrëfyer së fundmi se është në rregull me plakje dhe nuk do e nuk përpiqet të duket më e re nga ç’është.

Në një intervistë për “This Morning”, 45-vjeçarja, mama e 4 fëmijëve tha se është në paqe me plakjen.

“Jam në rregull me plakjen. Nuk përpiqem të dukem më e re se ç’jam. Dua thjesht të dukem mirë për moshën time.

Dua të dukem versioni më i mirë i vetes time. Realisht, nuk dua të ndryshoj asgjë. Më pëlqen ndjesia e plakjes.

Jam në rregull se si plakja duket. Çdo njeri do të plaket.”-është shprehur Victoria në intervistën e zhvilluar dyqanin e saj në Londër.

Ndër të tjera, kur u pyet për dështimin më të madh në grim, stilistja pranoi se ka pasur disa raste të tilla:

“Ka pasur plot raste. Por, në “American Music Awards” (gjatë kohës së “Spice girls”), ka qenë me shumë mundësi look-u më i keq që kam pasur ndonjëherë. Kishte “shumë” në gjithçka. Shumë ton sysh, shumë shkëlqyes buzësh, shumë “blush”, por dihet, ishin vitet ’90. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje