Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Victoria Beckham do të krijojë veshje për fëmijë. Ja se nga kush është frymëzuar

Victoria Beckham do të krijojë veshje për fëmijë. Ja se nga kush është frymëzuar
October 20
16:56 2016

Victoria Beckham krijon prej vitesh veshje dhe aksesorë për femrat dhe së shpejti do të bashkëpunojë me një markë për të shitur  veshje për fëmijë.  Këto veshje do të jenë gati për shitje në muajin prill dhe janë frymëzuar nga jeta e saj e përditshme dhe përvojat e përbashkëta mes nënës dhe fëmijës. Veshjet nuk do të kenë çmime marramendëse pasi sipas raportimeve ato do kushtojnë deri në 70 dollarë.

“Unë u frymëzova për të krijuar këtë linjë gjatë shtatzënisë sime me Harper  dhe tani e gjitha ka evoluar dhe është kthyer në një koleksion interesant. Tani që vajza ime është pesë vjeçe mendova se ishte koha më e mirë për të, ndjeva se ishte koha e përkryer për të sjellë veshjet për fëmijë për herë të parë”,- është shprehur Beckham./Blitz.al/

beckham

Komento
Shperndaje