Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vetëm për pak, Leonardo DiCaprio-n do ta shihnim këtu…

Vetëm për pak, Leonardo DiCaprio-n do ta shihnim këtu…
July 03
10:31 2016

Leonardo DiCaprio ka qenë një yll Hollywood-i prej kohësh dhe publiku gjithnjë e ka simpatizuar. Mjafton të kujtoni sesa fansat mërziteshin kur ai nuk e fitonte çmimin Oscar për aktorin më të mirë. Thënë këtë, njerëzit do ta donin Leon në çfarëdo filmi që ai të luante, por surprizues ka qenë fakti se dy producentët e shfaqjeve më në zë të viteve ’90 kanë thënë se DiCaprio ka qenë gati të luajë në serialin “Baywatch”.

Ky serial në qendër ka disa roje bregdetare të cilët lëvizin përgjatë brigjeve të Los Angelos dhe aty nisin aventurat e tyre. Ky serial u bë menjëherë i famshëm në Amerikë, mirëpo sërish nuk është një nga ato seriale që është në nivelin e aktrimit të DiCaprios.

Gjithësesi duhet thënë se kur ky serial ka nisur DiCaprio ka qenë vetëm 15 vjeç, kështuqë për atë periudhë të jetës së tij pjesëmarrja aty do të ishte një sukses, ose së paku do të kishim ndjekur disa skena ku aktori shfaqej vetëm i veshur me rrobabanje; tani caktojeni vetë nëse është apo jo një humbje fakti që ai nuk është përzgjedhur në kastin përfundimtar të “Baywatch”…

Shperndaje