Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Vetëm kriminelë dhe yje të vetëkënaqur ka në këtë vend? Kozeta Kurti sqaron deklaratën e saj

Vetëm kriminelë dhe yje të vetëkënaqur ka në këtë vend? Kozeta Kurti sqaron deklaratën e saj
January 12
22:06 2020

Ditën e djeshme gazetarja e njohur Kozeta Kurti ka postuar në “Facebook” një status ku shprehet e indinjuar për atë se çfarë lexon ditët e sotme nëpër portale dhe gazeta.

Ajo ngre pyetjen se vetëm kriminelë dhe “yje” te vetëkenaqur të një shoëbizi të sistur ka në këtë vend? Nuk ka këtu modele të studenteve të shkelqyer, të gjimnazisteve me aftesi të jashtezakonshme kreative, të mesuesve që ende e dashurojnë profesionin e tyre, të mjekeve që s’u ka vdekur ende humanizmi?

Një ndër temat më të diskutuara ditëve të fundit ka qenë sherri mes moderatores Alketa Vejsiu, Xhemit dhe motrave Vjollca.

E pyetur në emisionin “ThumbON” në RTV Ora, se çfarë ka me lacat dhe pjeshkat ajo përgjigjet se nuk ka asgjë dhe ka marrëdhënie të mira me të gjithë, por këto tema nuk mund të jenë ky qëllimi kryesor dhe motori i organizimit të një shoqërie.

Unë nuk kam asnjë gjë me lacat dhe pjeshkat. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me secilin prej të dy kategoritë, thjesht nuk mundem ta pranoj që janë qëniet e vetme në këtë shoqëri dhe për më tepër që janë qeniet superiore në këtë shoqëri. Shoqëria ka vend për të gjithë edhe për lacat, është vlerë e shtuar të jesh njeri i bukur. Por nuk mund të jetë ky qëllimi kryesor dhe motori i organizimit të një shoqërie. 

Ato screen që kam publikuar dje nuk kanë qenë nga ndonjë kërkim i specifikuar. Hap facebook dhe më dolën aty lajme të kronikës së zezë: masakroi, therri, varri, dhe më doli dhe lajmi i sherrit Alketa-Xhemi, Alketa-Motrat Vjollca dhe si është e mundur që ti nuk ke asnjë lloj ndikimi në shoqëri. Kujt i ndryshoi jeta në momentin që lexoi një nga këto lajmet?  Kaq ishte e gjitha”, përfundon Kozeta.

Share