Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vetëm kjo femër ka të drejtë të prekë gjoksin e Rita Orës

May 05
13:28 2016

Rita Ora, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka parakaluar në tapetin e kuq të MET Gala 2016, e veshur në përputhshmëri me temën e eventin: “Moda në kohën e teknologjisë”, jo vetëm prej ngjyrës së argjentë që kishte fustani por edhe prej një krijimi ndryshe nga herët e tjera, që stilistja Vera Wang kishte vendosur të bëntë të mundur për paraqitjen e Rita Orës.

Edhe pse i mbuluar nga puplat dhe detaje të tjera që i jepnin bukurinë fustanit, Rita sërish ka mundur të ekspozojë format e saj shumë të mira trupore duke veshur këtë fustan.

Ajo vetë ka  shpërndarë pak orë më parë një foto në profilin e saj në Facebook, një moment të shkrepur gjatë përgatitjes përfundimtare për pjesëmarrjen në eventin e MET Gala. Këngëtarja ka vendosur të bëj pak humor me ndjekësit e saj sepse ka publikuar pikërisht një foto të një momenti të “sikletshëm teknik” pas veshjes së fustanit, ku duket se stilistja e saj i ka vendosur duart në gjoks. Vetë Rita Ora ka komentuar: “When Vera greabbed the boob area and we made sure there was no (eyes) LOL” (Vera më ka ngritur gjoksin për tu siguruar që asgjë nuk kishte dalë jashtë).

Mesaduket, vetë këngëtarja ka dashur të provokojë disi me publikimin e kësaj fotoje, sepse edhe komentuesit poshtë janë shprehur se do donin të ishin në vendin e stilistes. Siç dhe duket, Rita Ora nuk pëlqehet vetëm për këngët e saj e mënyrën e të kënduarit, por edhe për paraqitjen e saj e format perfekte.

 

Etiketimet
Shperndaje