Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vetëm gjashtë javë pas ndarjes, Liam Payne në krahët e 18-vjeçares miliardere

Vetëm gjashtë javë pas ndarjes, Liam Payne në krahët e 18-vjeçares miliardere
August 12
13:45 2018

 

Pak javë më parë, fansat u mërzitën nga lajmi i ndarjes së Liam Payne dhe Cheryl Cole. Edhe pse vendosën t’i jepnin fund historisë së tyre të dashurisë, prindërit e djalit 1 vjeçar, Bear, u shprehën se do të mbeten miq për shkak të vogëlushit të tyre.

Mirëpo, duket se Liam e ka gjetur menjëherë mënyrën për të kaluar “dhimbjen e ndarjes”. Vetëm gjashtë javë pas ndarjes, këngëtari i “One Direction” u pa në krahët e një tjetër vajze.

Liam u fotografua duke u përqafuar dhe puthur me 18-vjeçaren miliardere, Maya Henry. Ata janë parë disa herë nën praninë e njëri tjetrit dhe së fundmi duket se po dalin zyrtarisht si çift dhe në ambiente publike, pasi u shfaqën në mbrëmjen gala të organizuar nga “Docle&Gabbana”.

Bukuroshja Maya është sa gjysma e moshës së ish-partneres së Liam, Cheryl e cila është 35 vjeç.

Burime pranë këngëtarit janë shprehur se Liam nuk është ende gati për një lidhje serioze, pasi momentalisht prioritet e tij janë karrieri dhe padyshim djali./Blitz.al/

Komento
Shperndaje