Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vetëm Bleona mund të bëjë pazar e veshur kështu…

Vetëm Bleona mund të bëjë pazar e veshur kështu…
September 23
17:36 2016

Emisioni “Xing me Ermalin” pritet të fillojë këtë të shtunë në Tv Klan. Tashmë është bërë publike se i ftuari i puntatës së parë do të jetë ish-kryeministri Berisha, megjithatë Ermali i ka paraprirë situatës duke na prezantuar me të ftuarën speciale të javës së dytë. Bëhet fjalë për këngëtaren Bleona Qerreti.

Vetë emisioni ka në qendër satirën dhe humorin dhe nga ato që shohim në rrjete sociale, puntata ku do të jetë e ftuar Bleona premton shumë të qeshura. Këngëtarja ka shpërndarë në Instagram një foto ku shfaqet duke bërë pazaret bashkë me Ermalin. Deri këtu gjithçka duket normale, por veshja e Bleona Qerretit është ajo që të bën më së shumti përshtypje. E veshur superseksi, me të bardha, vetë Bleona e ka pranuar se mes saj dhe shopping-ut në supermarket nuk ka asnjë lidhje.

“Sigurisht, mes meje dhe shopping-ut në supermarket ka zero lidhje. Shihni Xing me Ermalin, Vipat në shopping”,- shkruan Bleona me humor në Instagram.

Në daljet e saj, këngëtarja gjithnjë tregohet e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë. Megjithatë, një intervistë të sajën në supermarket nuk e kemi parë asnjëherë./Blitz.al/

Shperndaje