Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vetëm Aurela Gaçe mund t’i rikthehet vetvetes dhe të duket kaq bukur!

Vetëm Aurela Gaçe mund t’i rikthehet vetvetes dhe të duket kaq bukur!
February 20
16:22 2018

 

Aurela Gaçe gjithnjë është konsideruar si një nga personazhet që ekperimenton më së shumti me look-un e saj. Në gjithë karrierën e saj muzikore, aq sa e kemi parë ne në ekran, ajo është ndër personazhet e rrallë që mund të konsiderohet një kameleon i vërtetë përsa i përket pamjes së saj. Në çdo projekt që publikon, Aurela përpiqet të vijë sa më ndryshe, duke u shfaqur herë sportive, herë class, herë seksi apo sensuale e shpeshherë është vetë Aurela ajo që ideon dhe i kombinon veshjet.  Edhe me flokët  ka ekperimentuar shumë jo vetëm në ngjyrë e në gjatësi por edhe në modele.

Prej pak ditësh Aurelën po e shohim me një stil të ri flokësh. Për një kohë të gjatë u mësuam ta shihnim me flokët biondë të shkurtër ndërsa pak ditë më parë u shfaq me një baluke të prerë pjerrtazi me majat në ngjyrë të zezë. Po të njëjtin model këngëtarja e ka patur disa vite më parë gjatë kohës kur ishte shtatzënë me vajzën e saj të parë Grace.

Aurela me bashkëshortin vite më parë.

Aurela dhe Eli Fara pak ditë më parë.

Ky stil alla Aurela, i shkonte shumë këngëtares aq sa ajo ka vendosur që ti rikthehet. Gaçe ka një kujtim shumë të bukur me këtë model flokësh. Në muajin e nëntë të shtatzënisë ajo ka xhiruar klipin “Tranzit” dhe ka patur këtë pamje. Më herët ajo është shprehur se këto baluke jo vetëm që i ka ideuar por edhe i ka prerë e lyer vetë.

Mund të themi se zgjedhja e saj për t’ju kthyer këtij modeli flokësh ka qenë një zgjedhje e mirë nga ana e këngëtares, si gjithmonë ajo është e veçantë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje