Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Veshjet e dasmës së Meghan Markle dhe Princit Harry tashmë mund të shihen në një ekspozitë

Veshjet e dasmës së Meghan Markle dhe Princit Harry tashmë mund të shihen në një ekspozitë
June 14
23:52 2019

Dasma e Meghan Markle dhe Princit Harry u komentua në gjithë botën, jo vetëm për madhështinë dhe statusinë e një martese mbretërore por edhe për thjeshtësinë e nuses dhe zgjedhjet që ajo kishte bërë në ditën më të veçantë të jetës së saj.

Për të gjithë kuriozët do të ketë një ekspozitë të veçantë në të cilën do mund të shihen veshjet që Duka dhe Dukesha e Sussex zgjodhën në dasmën e tyre. Prej ditës së sotme ekpozita është hapur në Pallatin e Holyroodhouse, dhe vëmendja kryesore do të jetë mbi fustanin  mahnitës të Meghan.

Veshja e  krijuar nga projektuesi britanik, Clare Waight Keller me koston prej 20 mijë paund shoqërohet edhe nga velloja mëndafshi  5 metër e gjatë e cila u mbajt nga një diamant dhe diademë prej platini, dhuruar nga Mbretëresha. Ekspozita do të përfshijë gjithashtu një kopje të buqetës së martesës të bërë nga lule artificiale. Gjithashtu e ekspozuar do të jetë edhe veshja kalorsiake e dhëndrrit.

Ekspozita nuk ndalet me nusen dhe dhëndrin. Entuziastët mbretëror do të jenë të lumtur të dinë se veshjet e Princi George dhe Princesha Charlotte do të jenë gjithashtu në shfaqje. Ekpozita do të zgjasë deri më 6 tetor. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje