Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Veshja e Kylie Jenner në Coachella, e kopjuar

April 19
10:27 2016

Kylie Jenner - Instagram

Kylie Jenner - Instagram
Picture 1 of 4

Veshja e Kylie Jenner në Coachella ishte një nga më të spikaturat. Të shtunën, ajo postoi në Instagram disa foto duke veshur bikini nga “Discount Universe” me shenjën e syrit magjik dhe flokët gërsheta me disa ngjyra.

Ne jemi frymëzuar vërtet nga pamja e Kylie-t, por mesa duket edhe kjo e fundit është frymëzuar diku. Kjo sepse veshja e Kylie-t është thuajse identike me atë të një fashonisteje në Instagram, Brit Day, e cila ka vetëm 9,000 ndjekës, ndërkohë që Kylie ka 52 milionë.

Brit ka pasur pikërisht këtë kombinim, edhe me gërsheta rozë, në një festival më 28 mars. Këtë “kopjim” e ka vënë re Brit, e cila ka postuar një foto në Instagram duke vënë afër fotos së saj një foto të Kylie-t dhe ka komentuar: “Kur Kylie Jenner të vjedh veshjen!”

Megjithatë, edhe pse pritet reagimi i Kylie-t, për të qenë të sinqertë nuk është edhe aq keq që një Kardashian të të vjedhë kombinimin, sepse kjo të ndihmon në famë dhe biznes!

Komento
Etiketimet
Shperndaje