Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Veseli i BB: Vetëm kjo femër më sjell me qejf në Tiranë!

Veseli i BB: Vetëm kjo femër më sjell me qejf në Tiranë!
April 26
14:12 2016

Ka ngjallur kuriozitet një foto e postuar në profilin e tij në Facebook nga ish-banori i “Big Brother”, Vesel Kurtishaj.
Kosovari simpatik, në shoqërinë e disa personave (mes tyre edhe Anaidi, fitues i BB-së) në një restorant në Tiranë, ka lajmëruar ndjekësit se është rikthyer në kryeqytetin shqiptar.

Por çfarë mund ta ketë shtyrë  Veselin të ndërmarrë këtë udhëtim? Të jetë Tea vallë, vajza me të cilën pati një marrëdhënie pas show-t në të cilin morën pjesë, apo diçka tjetër?

Për të marrë një përgjigje më të qartë për këtë, Blitz.al ka kontaktuar drejtpërdrejt me Veselin, i cili na ka rrëfyer:

“Kam ardhur posaçërisht për Albërien. Ajo kishte një koncert në Tiranë dhe ja ku jam. Për momentin është e vetmja femër që më bën t’i kaloj 200 kilometra për ta takuar. E kam thënë gjithmonë, ajo është diva e muzikës shqiptare. Ndoshta edhe nga eksperienca në DWM…unë e kam shumë xhan”, – ka thënë Veseli.

E pra, mesa duket “dashuria” e lindur mes të dyve nga eksperienca e “Dance With Me”, ka bërë që Veseli të vazhdojë të ketë dobësi për Albërie Hadërgjonajn.

Një përgjigje e tij që në fakt luan në dy drejtime, duke na dhënë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë edhe sinjalin se mes tij dhe ish-të dashurës, Teas, nuk ka më gjë.

Ajo që është e sigurt për Albërien është prania e një ndjekësi “të çmendur” pas saj, kudo ku ajo të performojë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje