Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vesel Kurtishaj humb një njeri të shtrenjtë

Vesel Kurtishaj humb një njeri të shtrenjtë
July 22
12:56 2016

Vesel Kurtishaj, fituesi i edicionit të fundit të Big Brother, bëri të njohur historinë e tij të jetës pikërisht në këtë “reality show”.  I gjithë publiku u emocionua kur në një nga puntatat e programit, Veseli tregoi se sa marrëdhënie të mirë kishte me gruan e parë të babit të tij. Ai e quante atë nënë dhe ndante një raport shumë të ngushtë.

Veseli ndihej shumë i lumtur dhe krenar njëkohësisht që kishte mundësi të rritej nga dy nëna. Që kur ai tregoi për rrugëtimin e jetës së tij, i rrëfeu publikut se gruaja e parë e të atit, ishte e madhe në moshë dhe vuante nga sëmundje të ndryshme.

Mësa duket, ajo ka ndërruar sot jetë dhe Veseli e ka shpërndarë lajmin e hidhur me ndjekësit e tij në rrjete sociale. “Të kisha më shumë se nënë” – ka shkruar ai.

Ndërkohë ndjekësit kanë komentuar ngushëllimet e tyre për këtë ditë jo të mirë për familjen e modelit nga Kosova. /Blitz.al/

 

Shperndaje