Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vesa Luma kërkon të mbjellë flokët

Vesa Luma kërkon të mbjellë flokët
November 05
17:15 2016

Të pasurit e një fëmije të vogël në shtëpi, sidomos kur është djalë, kërkon një maksimum energjish përtej normales.

S’na besoni? Pyesni Vesa Lumën.

Këngëtarja nga Kosova ka shpërndarë në InstaStory, Instagram, një sërë fotosh dhe videosh ku shfaqet bashkë me vogëlushin e saj, Lian, gati për të fjetur.

Epo, Lian nuk ishte gati për gjumë, por për të shkulur flokët e mami Vesës, fundja siç bëjnë gjithmonë fëmijët e vegjël.

Madje, në një nga postimet e saj, Vesa ka shkruar: “Ku janë ato klinikat private për mbjelljen e flokëve?” teksa dora e vogëlushin ndodhet tek flokët e së ëmës.

Shpresojmë që deri kur Lian të jetë rritur, Vesës mos t’i duhet të vizitojë mjekun për flokët. /Blitz.al/

 

whatsapp-image-2016-11-05-at-16-36-58-1 whatsapp-image-2016-11-05-at-16-36-58 whatsapp-image-2016-11-05-at-16-37-00

 

 

Komento
Shperndaje