Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vesa Luma i dedikon këngë babait të saj në ditën e lindjes

Vesa Luma i dedikon këngë babait të saj në ditën e lindjes
September 27
10:12 2016

Mëngjesi për Vesa Lumën  ka filluar ndryshe sot.

Këngëtarja ka bërë një këngë të re dedikuar babait të saj. Vetëm pak më parë ajo ka postuar në Instagram një video të këngës me titull “Sa mall” dhe i ka bashkangjitur një shkrim mjaft të ndjerë.

Babai i Vesës është ndarë nga jeta, por në ditën e lindjes së tij ajo ka shprehur ndjenjat nëpërmjet këngës duke e falënderuar për çdo gjë që i ka mësuar.

“Babi, ti sot ke ditëlindjen… Prej momentit kur u ndave nga ne fizikisht e deri sot nuk arrita përmes fjalëve të shpreh atë që ndiej, por fatmirësisht me kulturën e edukatën që ti dhe nana na e keni mësuar, unë sot rrethohem nga njerëzit më të mirë në botë, që më ndihmuan që përmes këtij projekti muzikor, për herë të parë, të ndaj ndjenjat e mija! Kërkoj falje që ky videoklip e ka zënë në befasi familjen time, por muzika është e vetmja që mund të më “tradhtojë”… Faleminderit zemër Big Basta, që përktheve ndjenjat e mia në fjalë e muzikë dhe faleminderit regjisorit të njohur Blerdi Malushi dhe mjeshtrit të fotografisë Avni Selmani për realizimin e kësaj videoje! Kjo këngë u dedikohet të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre. Gëzuar për ty, engjëlli ynë!”- ka shkruar Vesa.

Në tekstin e kësaj kënge mund ta gjejnë veten shumë njerëz që kanë humbur personat e dashur. Gjithashtu Vesa nuk ia dedikon vetëm babait të saj këngën “Sa mall”, por të gjithë njerëzve që ndiejnë mungesën e të dashurve të tyre. Kjo është një surprizë jo vetëm për familjen e saj, por edhe për fansat të cilët e përgëzojnë këngëtaren nëpërmjet komenteve./Blitz.al/

Babi,ti sot ke ditelindjen…Prej momentin kur u ndave nga ne fizikisht ,e as sot,nuk arrita permes fjaleve te shprehi ate qe ndjej..por fatmiresisht me kulturen e edukaten qe Ti dhe Nana na e keni mesuar,une sot rrethohem nga njerzit me te mire ne bote, qe me ndihmuan qe permes ketij projekti muzikore ,per here te pare ,te ndaj ndjenjat e mija!Kerkoj falje qe ky videoklip i ka zene ne befasi familjen time,por muzika eshte e vetmja qe mund te me “tradhetoj”.. Falemderit zemer @bigbasta qe perktheve ndjenjat e mia ne fjale e muzike..dhe falemderit regjisorit te njohur Blerdi Malushi dhe njeshtrit te fotografise Avni Selmani per realizimin e kesaj video! Kjo kenge i dedikohet te gjithe atyre qe kane humbur me te dashurit e tyre! Gezuar per ty engjelli yne!

A video posted by Vesa Luma (@vesaluma) on


 

Shperndaje