Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vesa Luma dhe Liam si dy pika uji, Big Basta shpreh “xhelozinë”

Vesa Luma dhe Liam si dy pika uji, Big Basta shpreh “xhelozinë”
July 27
12:06 2018

Si në çdo familje, edhe në atë të Vesa Lumës dhe Big BAstës duket se ka debate për ngjashmërinë e vogëlushit të tyre. Tashmë që Liam është rritur, mund të dallojmë lehtësisht se kujt i ngjan më tepër nga prindërit.

Këngëtarja ka publikuar në Insta Story një kolazh fotosh të Liamit dhe vetes së saj kur ka qenë e vogël. Në atë foto duket qartë se Liam është një kopje identike e Vesës. Përbri fotos ajo shkruan: “Nënë e bir. Big Basta a ke diçka për të shtuar?”

Por pavarësisht ngjashmërisë që ne shohim, Vesa ka publikuar bisedën me Big Bastën në Insta Story.

“Është si unë kopje”- i ka thënë Big-u dhe Vesa ndërkohë në anën tjetër shkruan sërish se reperit nuk i mbushet mendja që Liam i ka ngjarë nënës së tij./Blitz.al/

Komento
Shperndaje