Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vesa e ka vetë “fajin” që Liani është pak mistrec, e ka të trashëguar nga ajo!

Vesa e ka vetë “fajin” që Liani është pak mistrec, e ka të trashëguar nga ajo!
October 24
13:54 2017

Besojmë se shumë prej jush e dinë që djali i Vesa Lumës dhe Big Bastës, përveçse është një nga fëmijët më të bukur të shoëbiz-it shqiptar e që në një farë mënyre i ka eklipsuar prindërit e tij kur vjen puna te protagonizmi, është një djalë që “nuk i lë dy gurë bashkë”. Më herët, Vesa ka zbuluar se vogëlushit i pëlqen të eksplorojë dollapin e mamit e t’i kthejë rrobat përmbys apo se  Liani përpiqet të lërë shenjat e tij në shtëpinë e gjyshes.

Epo duket se “fajin” për gjithë këto prapësira të Lianit në fakt e ka vetë Vesa. Pak minuta më parë Vesa ka publikuar një foto të sajën në moshë të vogël ku duket se është duke luajtur me enët e kuzhinës. Ajo ka marrë aparatin përzierës të ëmblësirave dhe është duke luajtu me të. Epo Vesa nuk duhet të ankohet nga Liani, pasi edhe ajo kur ka qenë e vogël paska bërë shumë prapësira./Blitz.al/

 

Shperndaje