Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Versioni alla-Threedots i “Mbretit Luan” na bën të mendojmë që çunat duhet të jenë patjetër pjesë e kastit vitin tjetër

Versioni alla-Threedots i “Mbretit Luan” na bën të mendojmë që çunat duhet të jenë patjetër pjesë e kastit vitin tjetër
August 20
13:50 2017

Kujtojmë se kur “Mbreti Luan” doli për herë të parë, të gjithë u çmendëm pas tij aq sa dhe sot e kësaj dite e shohim sikur të ishte hera e parë. Shprehja e njohur “Hakuna Matata” apo skena e lindjes së Simbës janë disa prej momenteve që na kanë mbetur në memorie, jo vetëm neve, por edhe çunave të “Threedots”.

Flori, Bruno, Klajdi, Viki, Miri e të tjerë kanë postuar foto sot nga ajo që ata quajnë “piknik” dhe si gjithmonë dozat e humorit janë me shumicë.

Në njërën nga fotot ku janë të gjithë djemtë, Klajdi dhe Bruno shfaqen me dy kotele në duar, duke na rikujtuar lindjen e Simbës, ndërkohë që shkruajnë “Hakuna Matata!”. Epo, janë që janë, nuk do të ishte keq sikur në filmin që do të ribëhet nga “Disney” vitin tjetër, edhe djemtë tanë të ishin pjesë. Mos u shqetësoni sepse i kemi gjetur rolet: Flori do të merret me të gjithë soundtrack-un e filmit e ta kthejë në albumin më të shitur, Bruno, imazhi kryesor ose Simba, Klajdi le të jetë Mufasa dhe Vicky, xhaxhai i lig Scar.

Tani po presim edhe postimin e radhës me humor nga djemtë sepse në këto ditë të nxehta, humori dhe shakatë e tyre janë padyshim një nga mënyrat me të cilat mund të argëtohemi… ok, përveçse të kërcejmë “Karma”-n. /Blitz.al/

Shperndaje