Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vëllai i Pablo Escobar kërcënon: Kërkojmë përfitime nga seriali “Narcos”

Vëllai i Pablo Escobar kërcënon: Kërkojmë përfitime nga seriali “Narcos”
July 07
17:03 2016

Nëpërmjet një letre të dërguar për “Netflix”, Roberto Escobar – vëllai i trafikantit famëkeq të drogës Pablo Escobar, shprehet se seriali “Narcos” duhet aprovuar fillimisht nga familja.

Sipas asaj që raporton ‘site’ Tmz, Roberto Escobar ka kërkuar të korrigjohen gabimet dhe mospërputhjet e serive, në krahasim me atë që ka ndodhur në të vërtetë, por jo vetëm kaq… Kërkon të ketë edhe një pjesë nga përfitimet!

“Është dëshira ime që të mos shfaqni asnjë “Narcos” apo ndonjë tjetër show që lidhet me mua, me familjen time apo me vëllain tim Pablo Emilio Escobar Gaviria, deri në momentin që më jepet me të drejtë mundësia për ta vlerësuar paraprakisht!” – shkruhet në letër.

“Në sezonin e parë të “Narcos”, kishte gabime, gënjeshtra dhe mospërputhje në krahasim me historinë e vërtetë, në të cilën jo vetëm kam qenë pjesë, por që i kam mbijetuar! Shpresoj të mos jeni duke përfituar nëpërmjet show-t tim. Nëse jeni duke e bërë, mund t’i ndani me ne disa të ardhura! – shton më tej në letër, Escobar.

“Ajo që duam është të jemi të sigurt që gjërat të jenë bërë në mënyrë korrekte. Vëllait tim nuk do i pëlqente sezoni i parë, por ndoshta do i pëlqejë i dyti nëse ju përgjigjeni dhe gjejmë një zgjidhje!” – vazhdon letra.

Netflix nuk ka dhënë ende një përgjigje, por sezoni i dytë i “Narcos” nis më 2 shtator.

Komento