Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vëllai i Leonardo DiCaprio-s: Mendon më shumë të shpëtojë botën sesa për mua…

Vëllai i Leonardo DiCaprio-s: Mendon më shumë të shpëtojë botën sesa për mua…
November 20
12:55 2016

Mendohej se Leonardo DiCaprio dhe vëllai i tij nga babai, Adam Farrar, do të ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin, por jo.

Në një intervistë të dhënë për “Daily Mail”, vëllai i aktorit të famshëm është shprehur se ata nuk takohen prej vitesh.

“Dikur kemi qenë shumë të afërt. E doja dhe e dua shumë atë, por u bënë rreth 2 vjet që nuk flasim më”, – shprehet ai.

Gjithashtu, Farrar tregon edhe arsyen se pse mund të ketë ndodhur kjo gjë dhe atë që e bezdis më shumë nga sjellja e DiCaprio-s.

“Leo dëshiron të shpëtojë botën, por duket më i përkushtuar ndaj natyrës dhe ndryshimeve klimatike sesa ndaj vëllait të tij. Kjo gjë më lëndon!” – shton ai.

Ndër të tjera, Farrar lëshon edhe një akuzë ndaj prindërve të tij e të Leo-s, të cilët i kanë marrë kujdestarinë e vajzës, ndoshta duke përdorur influencën e mbiemrit të madh të DiCaprio-s, për të fituar të drejtën për të mbajtur vajzën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje