Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Veliaj: Dua Lipa më 10 gusht në Tiranë

July 23
16:22 2016

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë të ditur ditën e sotme se këngëtarje me origjinë shqiptare Dua Lipa do të performojë në Tiranë më 10 gusht, tri ditë pas koncertit në Prishtinë.

Në njoftimin e shpërndarë nëpër mediat sociale, kryebashkiaku shpreh entuziazmin për pjesëmarrjen e këngëtares në vitin e parë të punës në Bashkinë e Tiranës.
“SHPERDNAJE/ SHARE Sa bukur! Do mbyllim vitin tonë të parë në Bashki me Dua Lipa në Tiranë. Shihemi të gjithë më 10 gusht te sheshi “Nënë Tereza” në një koncert të hapur falas për të gjithë!”, shkruan ai bashkangjitur posterit zyrtar. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje