Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdes në moshën 83-vjeçare ylli i “Willy Wonka & the Chocolate Factory”

Vdes në moshën 83-vjeçare ylli i “Willy Wonka & the Chocolate Factory”
August 30
10:54 2016

Aktori amerikan, Gene Wilder, i cili mbahet mend për rolin kryesor në filmin britaniko-amerikan “Willy Wonka & the Chocolate Factory”, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij.
Wilder luajti edhe role të tjera në filma klasikë, të tillë si “The Producers”, “Blazing Saddles”, “Young Frankenstein”. Ai shpesh bashkëpunoi me shkrimtarin dhe regjisorin Mel Brooks, si dhe me komedianin Richard Pryo.
Aktori vdiq të dielën në Stamford, Connecticut, pas komplikimeve të shumta shkaktuar nga sëmundja e Alzhemierit. “Është e pamundur të imagjinojmë jetën tonë pa të”, – është shprehur nipi i aktorit, Jordan Walker-Pearlman.
Gene Wilder shkaktoi bujë në Broadway me rolin e tij si një sipërmarrës i rrëmbyer në filmin “Bonnie and Clyde”, ndërsa rolin e tij më të dashur, atë të Willy Wonka-s, ai e mori në vitin 1971.

/Blitz.al/

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje