Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdes legjenda e boksit në moshën 74-vjeçare

Vdes legjenda e boksit në moshën 74-vjeçare
June 04
10:16 2016

Muhammad Ali, legjenda e boksit dhe një nga të rrallët që ka dalë gjithnjë haptazi kundër çdo lloj lufte, ka vdekur mbrëmjen e të premtes, më 3 qershor.

Ai ishte ndryshe i njohur si “Më i miri i të gjithë kohërave”, edhe pse prej 32 vitesh ishte duke vuajtur nga sëmundja e Parkinsonit dhe vështirësia në frymëmarrje arriti kulmin mbrëmjen e djeshme, kur gjeti dhe vdekjen në një spital të Arizonës.

Ali nuk ishte vetëm një kampion boksi, por edhe një nga personat më karizmatikë të gjeneratës. Ai ishte boksieri i parë që fitoi tri herë në kampionatin e peshave të rënda, si dhe ka thyer një sërë rekordesh në këtë sport. Në fakt, Muhammad Ali ka qenë një kampion i lindur pasi që në moshë shumë të vogël fitonte çdo “betejë” amatore boksi, deri në moshën 18-vjeçare kur mori pjesë edhe në Lojërat Olimpike e më pas u kthye në një boksier profesionist.

Megjithatë, rruga e tij drejt suksesit nuk ka qenë fort e lehtë, pasi ka pasur ulje dhe ngritje të vazhdueshme. Në vitin 1966, Muhammad Ali refuzoi të rreshtohej në radhët e ushtarëve kundër luftës me Vietnamin. Vetëm për këtë mosbindje ai nuk u pranua për rreth 4 vite në asnjë aktivitet të boksit dhe vetëm pse nisi sërish ta praktikonte këtë sport në rrugë, gjykata u detyrua ta ndryshonte vendimin.
Edhe pas kohërave të tij të suksesshme, pasi zbuloi se sëmundja e Parkinsonit do ta shoqëronte gjithmonë,  ai u bë iniciator i një sërë organizatash që kishin në qendër të drejtat e njeriut dhe paqen. Muhammad Ali ndërroi jetë pranë gruas së tij të katërt dhe 9 fëmijëve të tij.

 

Shperndaje