Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdekja tragjike e Christina Grimmie mbledh bashkë yjet e showbizz-it

Vdekja tragjike e Christina Grimmie mbledh bashkë yjet e showbizz-it
June 12
11:32 2016

Këngëtarja në garë në “The Voice”, e cila u qëllua për vdekje pas koncertit të së premtes në Orlando të Floridas duket se tronditur shumë prej yjeve të showbizz-it, të cilët nuk kanë ngurruar të sensibilizohen me ngjarjen e rëndë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në Twitter, Blake Shelton ka shkruar: “Jam i habitur, i shokuar dhe zemërthyer që ne humbëm një vajzë të vogël, të ëmbël dhe të talentuar. Kam Christina-n dhe familjen e saj në mendjen dhe zemrën time…”.

Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar edhe Christina Aguilera: “Është shumë e dhimbshme që humbëm Christina-n. Një konkurrente e bukur e “The Voice” dhe një luftëtare e vërtetë. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen dhe miqtë e saj!”

Nick Jonas është një tjetër që i është bashkuar sensibilizimit nëpër rrjetet sociale duke u shprehur: “Më dhemb zemra kur dëgjoj këto lajme. Sa e tmerrshme! Lutjet e mia shkojnë për Christina-n dhe familjen e saj”.

Edhe ylli hollivudian Demi Lovato ka shprehur ngushëllimet e saj në Twitter duke thënë: “Parajsa qoftë e jotja Christina! Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë të dashurit e saj…”.

Ndërkohë që këto janë vetëm një pjesë e personazheve publike që ngushëlluan familjen dhe miqtë e artistes së re, reagimi më i ndjerë ka ardhur nga Selena Gomez, e cila ka qenë shoqe për një kohë të gjatë me Christina Grimmie-n. “Zemra ime është absolutisht e thyer! Më mungon Christina”, – ka shkruar ajo duke postuar një foto të të dyjave. Duhet theksuar se Grimme fillimisht u zbulua si talent prej njerkut të Gomez, Brian Teefy, në 2010-n. Që prej atij momenti dy shoqet kanë qenë të pandara si në jetën private, ashtu edhe në atë profesionale duke mbështetur njëra-tjetrën vazhdimisht.

Komento
Shperndaje