Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vazhdon debati Olti-Fjoralba: “Një mirazh nuk bëhet kurrë imazh!”

Vazhdon debati Olti-Fjoralba: “Një mirazh nuk bëhet kurrë imazh!”
July 15
17:39 2019

Pas deklaratës së Fjoralba Ponarit që qarkulloi ditën e djeshme në media, lidhur me debatin e  famshëm publik me Olti Currin, ky i fundit nuk ka nguruar të reagojë sot nëpëërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Moderatorja e programit të së dielës në Top Channel, ndër të tjera u shpreh se nuk lejonte askënd ta shtrembëronte imazhin e saj.

Ndërkohë, në shkrimim adresuar Fjoaralbës në Instagram, Olti nuk heziton ta cilësojë moderatoren si “ajo bjondja që del me Manushin, dmth jo Marina ajo tjetra”, dhe thotë që ishte pikërisht ky debat që e bëri të njohur nga turma.

“Imazh! Një mirazh nuk bëhet kurrë imazh! Shikoj që Fjoralba ende gëzon dhe flet për ngjarjen më të rëndësishme të jetës së saj profesionale (sa fjalë e madhe profesion). Ngjarja që e bëra të famshme se deri në atë kohë qëndronte (ç’është e vërteta me dinjitet) mes turmës së vajzave të ekranit. (Kur flitej për emisionin në mesin e publikut, gazetarëve dhe bloggereve ishte: Ajo bjondja që del me Manushin, dmth jo Marina ajo tjetra.) Edhe sot që po e përmend po e nxjerr prap nga turma, ku do t’i kthehet përsëri për të mos u nxjerrë më kurrë” – shkruan opinionisti në postimin e publikuar në InstaStory.

Debati mes tyre ka nisur pak kohë më parë pas një “lapsusi” të bërë nga Fjoralba gjatë emisionit “E diell”, që shërbeu si shkak për realizimin e një video-je nga Olti. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje