Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vazhdojnë lëvizjet në televizionet shqiptare: Anila Çela lë “Vizion Plus” për “Top Channel”?

Vazhdojnë lëvizjet në televizionet shqiptare: Anila Çela lë “Vizion Plus” për “Top Channel”?
June 14
17:53 2018

Ju tashmë e dini, qershori është gjithnjë i mbushur me lajme që kanë lidhje me televizionet duke qenë se gjatë verës bëhen të gjitha përgatitjet për nisjen e një sezoni të ri në shtator më të freskët e më të mirë.

Vetëm disa orë më parë, ne të Blitz.al ju treguam se prej shtatorit në Tv Klan, të shtunave në ‘primetime’ do të jetë “Apartamenti 2XL” dhe jo “Xing me Ermalin”.

Ndërkohë, sërish burime për Blitz.al tregojnë se në Top Channel do të ketë një lëvizje përsa i përket emisionit të pasdites. Juli Kristafi do të zëvendësohet me Anila Çelën, gazetares që prej vitesh e kemi parë në “Vizion Plus” dhe aktualisht drejton “Vizionin e Pasdites”.

Duket se dy televizionet “Tv Klan” dhe “Top Channel” janë duke marrë më të mirën e “Vizion Plus” edhe pse mbetet të shohim kur gjithçka të konkretizohet në shtator. /Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje