Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vazhdojnë lajmet për vdekjen e djalit të Will Smith, por si është e vërteta?

Vazhdojnë lajmet për vdekjen e djalit të Will Smith, por si është e vërteta?
September 13
11:17 2016

Vazhdojnë prej shumë kohësh lajmet se djali i Will Smith, Jaden Smith, është vetëvrarë. Sipas disa portaleve, aktori i ri ka postuar një video në Facebook duke i thënë babait të tij lamtumirë. Por që nga ai moment shumë persona janë gënjyer nga këto deklarata të rreme dhe shpesh postojnë në Facebook-un e Jaden ngushëllime.

Në fakt, ai është gjallë dhe po shijon gjithashtu edhe marrëdhënien me të dashurën e tij, Snyder, dhe thuhet se janë më të dashuruar se kurrë. Ai nuk është deklaruar në publik asnjëherë lidhur me këtë çështje, por ai është shfaqur lirisht në publik për t’u dhënë fund zërave që vazhdojnë të komentojnë mbi vdekjen e tij, e cila është një nga iluzionet më të çuditshme mediatike. /Blitz.al/

Shperndaje