Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Valeri konkurron Melanie Trump!

Valeri konkurron Melanie Trump!
November 10
19:52 2016

Valer Kolnikaj ka ditur gjithmonë të nxisë debate dhe biseda me postimet e tij në rrjetet sociale dhe në daljet publike, me ato që thotë, me ato që bën, por më shumë me fotot që shkrep.

Këtë herë ai ka shpërndarë (përsëri) një foto ku shfaqet i mbuluar vetëm me një peshqir në pjesën intime të tij, teksa është i zhveshur i tëri.

“Me foto nudo Melanie [Trump] u bë zonjë e parë e Amerikës, dikush u bë kryeministër, shumë të tjerë u bënë personalitete botërore etj.”, – shkruan me humor modeli në foto. “Po unë çfarë posti me rëndësi do të kem? Hahaha”.

Për një gjë jemi të sigurt: zonjë e parë e Amerikës nuk do të bëhet! Për të tjerat le të presim…/Blitz.al/

dr

Komento
Shperndaje