Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Valer Kolnikaj kërkon përjashtimin e Damianos: Nuk lejohet dhuna në “Big Brother”!

Valer Kolnikaj kërkon përjashtimin e Damianos: Nuk lejohet dhuna në “Big Brother”!
March 22
20:02 2017

“Big Brother” sapo ka nisur edicionin e tij të 9-të dhe kurioziteti këtë vit ka qenë i madh. Mbrëmjen e së shtunës së kaluar publiku është prezantuar me banorët e këtij “reality show” dhe rregullat që  secili prej tyre duhet të zbatojë.

Ka ndodhur disa herë që rregullat e vendosura nga stafi të jenë thyer nga banorët. Valer Kolnikaj, ish-banor i “Big Brother” edicionin e kaluar, ka shprehur mendimin e tij lidhur me një debat të zhvilluar gjatë ditës së sotme mes dy banorëve, Damiano dhe Danjelit.
“M’u afrua me duar e me këmbë duke bërtitur”,- është shprehur Danjeli.

Sipas Valerit, Damiano ka thyer një nga rregullat e “Big Brother” pasi ka prekur fizikisht gjatë debatit një nga konkurrentët e tjerë.

“Damiano sapo theu rregullat e “Big Brother”. Ke të drejtë të flasësh, të sulmosh, të tërbohesh etj., por kurrsesi të prekësh me duar dikë (kapi hundën e Bernardit). Jashtë, mjaft me lojë dhune!”- shkruan Valeri në Facebook.

Duket se që në javën e parë kanë lindur debatet mes banorëve e ndoshta ky i sotmi do të zbardhet mbrëmjen e së shtunës./Blitz.al/

Shperndaje