Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Valdrin Sahiti rrezikon shoqërinë e ngushtë me Liberta Spahiun për këtë këngëtare shqiptare

Valdrin Sahiti rrezikon shoqërinë e ngushtë me Liberta Spahiun për këtë këngëtare shqiptare
November 11
18:39 2016

Ka bërë mjaft bujë koleksioni i ri i stilistit Valdrin Sahiti, i cili do të mbledhë bashkëpunëtoret e tij më të mira, disa nga femrat më të bukura dhe më të arrira në botën e biznesit dhe showbiz-it shqiptar, në një darkë private në “Altar” të dielën.

Për këtë event, Sahiti ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Pasdite në Top Channel”, ku ndër të tjera ka rrëfyer edhe marrëdhënien mjaft të mirë jo vetëm profesionale, por edhe shoqërore, që ndan tashmë prej 14 vitesh me moderatoren Liberta Spahiu.

Në një insert të emisionit, gazetarët e “Pasdite në Top Channel” kanë vendosur të pyesin Valdrinin dhe Libertën për ndonjë moment të marrëdhënies së tyre kur ka pasur krisje. Liberta ka treguar se ajo e konsideron Valdrinin mikun më të mirë prej shumë vitesh, por përpara 7 vitesh ata të dy kanë pasur një zënkë dhe shkak për këtë është bërë këngëtarja Tuna. Liberta ka rrëfyer se Valdrini dhe ajo do të takoheshin për të dalë në darkë dhe ky i fundit e kishte anuluar takimin pak minuta përpara sepse i kishte dalë një punë, por kur Liberta kishte vazhduar programin me një miken e saj, e kishte rastisur Valdrinin në të njëjtin lokal në shoqërinë e Tunës. Aty moderatorja është ndierë mjaft keq dhe ka rrëfyer se i ka bërtitur në mes të lokalit Valdrinit, edhe pse ai shoqërohej nga Tuna.

Megjithatë, këtë histori ata të dy e kanë treguar mes të qeshurash, sepse tanimë e kanë tejkaluar këtë situatë dhe janë shumë miq me njëri-tjetrin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje