Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Valbona Selimllari vazhdon të jetë Miss. Foto nga pushimet në jug të Shqipërisë

August 13
15:31 2016

...

Një nga ikonat e bukurisë shqiptare, Valbona Selimllari, ka zgjedhur t’i kalojë pushimet këtë vit brenda vendit.

Paçka se ajo përpiqet ta mbajë jetën e saj personale dhe familjen larg mediave apo të mos flasë për këtë temë nëpër intervista, nuk arrin të mbajë larg objektivin e aparateve fotografikë.

Këtë herë ajo është fotografuar në një jaht nga aparatët e Panorama.al në jug të vendit, në Dhërmi, ku duket se ish miss-i vazhdon të mbetet në formë, edhe pse tashmë është nënë e tre fëmijëve.

Nuk e dimë se cilët janë personat që e shoqërojnë në këto pushime, por nisur nga fotot duket se Valbona do të ketë mundësinë të vizitojë edhe gjiret fantastike të bregdetit, të cilat jo të gjithë mund t’i shohin.

Komento
Etiketimet
Shperndaje