Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Valbona Selimllari jo vetëm e bukur… Ja talentet e saj të fshehura

Valbona Selimllari jo vetëm e bukur… Ja talentet e saj të fshehura
November 02
18:55 2016

Të gjithë e njohim si gruan më të bukur dhe si miss-in unik shqiptar. Valbona Selimllari, e ftuar sot në programin “Rudina” të moderatores Rudina Magjistari, ka rrëfyer se përveç televizionit ka të tjera pasione në jetë.

“Përpara se të shpallesha “Miss Albania” kisha bërë prova në TVSH së bashku me motrën time për t’u bërë prezantuese. E kam nisur me violinë, me sport dhe më ka pëlqyer shumë edhe kinematografia. Nëse s’do të isha shpallur miss do të isha brenda zhanrit të artit”, – ka thënë Bobi.

Duke folur për pasionet e saj ajo ka thënë se piktura, gatimi, noti janë të preferuarat e saj. “Pikturën e kam shumë pasion, nuk kam marrë mësime pikture, më vjen gjithçka natyrshëm. Në shtëpinë time kam vetëm pikturat e mia. Gatimi më pëlqen gjithashtu dhe njerëzit e dashur më thonë që gatuaj shumë mirë, por ushqimet e nënës sime mbeten  të mrekullueshme”, – është shprehur Valbona Selimllari.

Ish-Miss Globe ’99, Valbona Selimllari ka folur gjithashtu edhe për fëmijët e saj, duke u shprehur se mëmësia është mrekullia që mund t’i ndodhë një gruaje.

Komento
Shperndaje