Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Valbona Mema tregon arsyen se pse s’ka pasur asnjë mashkull tjetër që pas humbjes së bashkëshortit

Valbona Mema tregon arsyen se pse s’ka pasur asnjë mashkull tjetër që pas humbjes së bashkëshortit
May 13
17:58 2017

Humbja e personit të zemrës është padyshim një nga gjërat që lë gjurmë gjithë jetën, sidomos kur ai është bashkëshort dhe babai i fëmijëve. Ama, bilbili i këngës popullore, Valbona Mema, ka arritur ta kthejë dhimbjen në forcë dhe të kthehet në një nga artistet më të kërkuara kudo ku ka shqiptarë.

Ashtu si rrallëherë, Valbona Mema është rrëfyer për jetën e saj personale.

Fillimisht, ajo ka treguar arsyen pse ka zgjedhur të bëjë portretin e të shoqit tatuazh në krah: “Zgjodha ta bëj tatuazh tani, pas 15 vjetësh, sepse tani më mungon më shumë se kurrë”.

Nga ana tjetër, Valbona ka rrëfyer edhe arsyen se pse ka zgjedhur të mos dashurojë asnjë mashkull tjetër.

“Kam zgjedhur të mos kem njeri tjetër për shkak të betimit që i kam bërë bashkëshortit tim. I jam dedikuar familjes sime dhe kam akoma shumë për t’i dhënë”, – është shprehur këngëtarja e “Tate du fuston”.

Po në të ardhmen, a ka ndonjë mundësi që Memën ta shohim çift? Epo, këtë e mësoni në videon e mëposhtme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje