Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Valbona Mema, këngë dedikuar bashkëshortit të saj në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta

Valbona Mema, këngë dedikuar bashkëshortit të saj në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta
October 25
19:24 2016

E ftuar në emisionin e pasdites, “Pasdite në Top Channel” ishte këngëtarja e muzikës popullore dhe qytetare, Valbona Mema bashkë me mbesën e saj, Xhesika Polo. Dy këngëtaret kanë folur për marrëdhënien e ngushtë teze-mbesë dhe mbarëvajtjen e karrierave të tyre.

Në fund të intervistës, këngëtarja ka treguar se nesër do të publikojë këngën e saj më të re, e cila është shumë e veçantë për të pasi vjen në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Sokol Gjumi. “Ai ka qenë dhe do të mbetet dashuria ime e përjetshme”, – ka theksuar këngëtarja, andaj mezi pret që këtë baladë të ndjerë ta ndajë me fansat e saj.  /Blitz.al/

 

valbonamema-sokoli

Komento
Shperndaje