Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Val Kilmer reagon pas thashethemeve: “Nuk jam i sëmurë me kancer”

Val Kilmer reagon pas thashethemeve: “Nuk jam i sëmurë me kancer”
November 02
12:06 2016

Së fundmi aktori Val Kilmer u bë pjesë e mediave, që shkruan se ai ishte i sëmurë me kancer.

Mirëpo, në fakt, e gjitha paska qenë në kuadrin e thashethemeve. Vetë aktori në rrjete sociale ka shkruar se kishte shkuar për të vizituar mushkëritë dhe sipas rezultateve nuk është i sëmurë, nuk vuan nga një sëmundje e tmerrshme si kanceri.

Fakti që ka ndenjur i heshtur për një kohë të gjatë dhe nuk është shfaqur i ka bërë disa nga fansat e tij të mendojnë së këto thashetheme janë të vërteta. Ai gjithashtu iu referua edhe miqve të tij, të cilët kanë dërguar bekimet e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale, që është i sigurt se këta të fundit thjesht janë keqinformuar, por nuk kanë pasur asnjë provokim tendencioz pas këtyre fjalëve.

E rëndësishme është që aktori është në gjendje shumë të mirë dhe ka deklaruar se do të marrë pjesë në 3 filma që pritet të dalin  shumë shpejt. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje