Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Val Kilmer: Michael Douglas më kërkoi ndjesë pasi gënjeu se isha i sëmurë me kancer

Val Kilmer:  Michael Douglas më kërkoi ndjesë pasi gënjeu se isha i sëmurë me kancer
November 17
13:25 2016

Michael Douglas i ka kërkuar falje aktorit Val Kilmer pasi është shprehur se ai ishte duke vuajtur nga sëmundja e kancerit në rrugët e frymëmarrjes.

Kilmer, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka treguar se Douglas i ka dërguar një mesazh duke i kërkuar falje rreth deklaratave të bëra nëntorin e kaluar.

“Michael Douglas më shkroi një shënim të bukur, ku kërkoi ndjesë  rreth lajmit se unë nuk isha edhe aq mirë me shëndet”,- ka shkruar aktori. Mund të themi se ai ka përdorur një mënyrë shumë klasike për ta treguar rastin, madje duke rrëfyer edhe se si është prezantuar me të dhe babain e tij.

Ky njoftim vjen vetëm pak ditë pasi Kilmer u shpjegoi të gjithë ndjekësve në Facebook se Michael, kolegu i tij, i ka keqinformuar rreth shëndetit të tij.

“E dua shumë Michael Douglas, por ai është keqinformuar. Herën e fundit që kam folur me të, dy vite më parë, e pyeta të më rekomandonte një specialist për t’u vizituar pasi ndieja një gungë në fyt e cila po më pengonte në punën time”,- është shprehur aktori.

Aktorët janë miq të mirë prej kohësh dhe kanë luajtur bashkë në shumë filma të suksesshëm, si për shembull “The Ghost and the Darkness”./Blitz.al/

American actors Michael Douglas and Val Kilmer on the set of The God and the Darkness, directed by Stephen Hopkins. (Photo by Constellation Entertainment/Sunset Boulevard/Corbis via Getty Images)

Komento
Shperndaje