Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajzat “ujë e sapun” të showbiz-it shqiptar që i kanë zili të gjitha të tjerat

Vajzat “ujë e sapun” të showbiz-it shqiptar që i kanë zili të gjitha të tjerat
May 23
14:28 2017

Duke qenë se po jetojmë në botën ku sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë përsosen teknikat e make-up-it, vajzat që duken shumë bukur “ujë e sapun” janë shumë të pakta, lëre pastaj nëse këtu flasim për vajzat e showbiz-it, të cilat duan apo nuk duan, duhet të jenë gjithmonë të kuruara sepse imazhi i tyre vlen shumë dhe ato duhet të dinë të kujdesen më së miri për këtë pjesë.

Megjithatë, vajzat e bukura mbeten të tilla më tepër kur nuk përdorin make up sesa kur përdorin. Askush nuk mund të paragjykojë një vajzë që përdor make up, sepse të gjitha e bëjnë, ama të gjitha kanë sadopak zili vajzat qe themi se i ka bekuar Zoti, duke u dhënë tipare shumë të mira dhe lëkurë të pastër.

Ne kemi vendosur që vajzat që kemi zili nga showbiz-i shqiptar t’i mbledhim bashkë për të lavdëruar guximin e tyre që hera-herës shfaqen ashtu, “ujë e sapun”, përpara publikut dhe në fakt, pse mos ta bëjnë kur ngjajnë aq mirë? /Blitz.al/

XHENSILA MYRTEZAJ

ADROLA DUSHI

XHESIKA BERBERI 

BORA ZEMANI

NEVINA SHTYLLA

ALMEDA ABAZI 

Komento
Shperndaje