Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajzat shqiptare na bëjnë zemrën mal: Komenti i Bebe Rexhës në foton e Rita Orës është ai që prisnim

Vajzat shqiptare na bëjnë zemrën mal: Komenti i Bebe Rexhës në foton e Rita Orës është ai që prisnim
November 13
16:41 2017

Rita Ora ka qenë padyshim vajza më e komentuar e ditës sot duke qenë se mbylli me sukses prezantimin e një ndër eventeve më të rëndësishëm të muzikës jo vetëm për Britaninë por për gjithë botën.

U komentua shumë jo vetëm mënyra se si ajo prezantoi por edhe mënyra sesi kishte vendosur të kombinohej dhe sigurisht gjetja e fillimit kur ajo u shfaq me robedeshambër.

Një nga qindra komentet që asaj i kanë ardhur në Instagram është edhe komenti i shqiptares tjetër që po ka shumë sukses, Bebe Rexhës. Kjo e fundit i ka shkruar Ritës: “E ke mbyt! Të dua!” – ka përfunduar ajo ‘pak e saktë’ siç do thoshim ne shqiptarët.

A ka emocion më të madh se të shohësh dy vajza me të njëjtën origjinë të korrin sukses jashtë kufijve dhe të mbështesin njëra tjetrën? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje