Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajzat që kanë emër të veçantë, duhet ta lexojnë patjetër historinë e dashurisë së Mimi Kodhelit me bashkëshortin

Vajzat që kanë emër të veçantë, duhet ta lexojnë patjetër historinë e dashurisë së Mimi Kodhelit me bashkëshortin
April 19
17:30 2018

Mimi Kodheli është një ndër politikanet më të preferuara në Shqipëri, jo vetëm për maturinë dhe mënyrën shumë etike që ajo sillet në debate ku tonet zakonisht janë të larta, por gjithashtu edhe për pamjen mjaft fisnike që rrezaton.

Kodheli, e ftuar sot tek Rudina Magjistari, përtej jetës së politikës rrëfeu disa detaje shumë interesante lidhur me historinë e saj të dashurisë. Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë 32 vite të dashuruar dhe Mimi tregoi se prova e dashurisë së tyre është pikërisht se burri i saj nuk ia ndan sytë as sot.

Por më interesante ishte se si gjithçka kishte nisur. “Punonim të dy në Drejtorinë e Përgjithshme të Telekomunikacionit por nuk rastisnim pasi kishim zyra të ndryshme. Ai më kishte dëgjuar emrin dhe ishte kuriozuar se cila ishte kjo vajzë që quhet ‘Mimi’ një emër i veçantë dhe aspak i dëgjuar për kohën” – rrëfeu ajo.

Epo ja prova që një emër i veçantë mund të të garantojë dhe “faturën” e dashurisë në jetë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje