Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajzat e “Thumb”-it ironizojnë Mero Bazen

Vajzat e “Thumb”-it ironizojnë Mero Bazen
August 26
21:58 2016

Aulona dhe Fatma, dy moderatoret e emisionit “Thumb” janë mësuar që të “shënjestrojnë” personazhe të ndryshëm shqiptare duke përdorur doza ironie dhe satire, por këtë herë janë ato të dyja që janë vendosur në shënjestrën e gazetës Tema, e cila ka publikuar një artikull që i etiketon dy moderatoret si mendjelehta.

Vajzat nuk kanë shkruar ndonjë status, apo artikull si kundërpërgjigje, por kanë zgjedhur SnapChat-in për të ironizuar drejtuesin e gazetës, Mero Baze.

Ka qenë Fatma Haxhialiu ajo që ka postuar një foto në SnapChat me filtrin e një patoku, ku shkruan: “Che ocha do të thoshte Mero Baze”. Dhe fjalinë, ajo e ka shoqëruar me disa emoji të qeshure duke ironizuar dhe thumbuar njëkohësisht, kështu drejtuesin e gazetës në fjalë.

Nuk e dimë nëse do të kemi një reagim nga Baze, por dimë të themi se vajzat janë mësuar prej kohësh tashmë me të tilla “sulme”, shpesh pa bazë e pa argument.

Ndoshta “Tema” u dha Aulonës dhe Fatmës një temë për emisionin e rradhës?! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje