Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Vajzat e babit” tashmë e kanë ‘himnin’ e tyre: Kënga e re e Klajdit do ju emocionojë pa masë

“Vajzat e babit” tashmë e kanë ‘himnin’ e tyre: Kënga e re e Klajdit do ju emocionojë pa masë
October 19
19:26 2017

Klajdi Haruni që shpesh jemi mësuar ta dëgjojmë në këngë ritmike si ‘Mamica’ apo ‘Beqar’ në fakt është në habitatin e tij tek baladat e lehta të cilat i ngjajnë serenatave korçare (meqë është dhe origjina e tij). Këngët e ndjera i rrinë shumë mirë këngëtarit të Threedots dhe pikërisht për të prekur zemrat e të gjithëve ai sapo ka lançuar këngën më të re ‘Vajzat e babit’.

Kjo është një këngë e dhimbshme ku bëhet fjalë për fëmijë të cilët e kanë humbur babain, ndërkohë që ky i fundit i jep forcë edhe pse nuk jeton më.

Videoklipi është i thjeshtë, ku Klajdi paraqitet i vetëm përpara mikrofonit dhe në disa raste ka pamje nga fëmijët të cilëve ju drejtohet dhe kënga. Sigurisht ky klip i shkon përshtat kësaj balade së cilës duhet t’i dëgjosh mirë muzikën dhe tekstin sepse ato janë elementet që do ju emocionojnë vërtetë.

Na kishe munguar në këtë version Klajdi! /Blitz.al/

Shperndaje