Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajza që habiti qytetin – një derr për “aksesor”!

April 05
16:13 2016

...

...
Picture 1 of 4

Ç’është e vërteta, jemi mësuar të shohim çudira nga më të ndryshmet në vendin tonë, ama vajza që është parë sot të shëtisë në rrugët e Tiranës i ka bërë të gjithë të rrinë me gojë hapur.
Kafsha që shëtiste e qetë krah saj nuk ishte qen, as mace, as tigër apo luan, por një derr. Po, një derr, që siç e shihni edhe në galerinë më sipër, ecën krejt i qetë afër të zonjës, si të ishte një kafshë shtëpiake e mësuar prej vitesh.

Tjetër detaj që të bën përshtypje nga pamjet është edhe ngjyra e bluzës së vajzës, që i afrohet shumë asaj të qimeve të derrit. Të jetë e qëllimshme kjo vallë? Ashtu siç bëjnë VIP-at botërorë, një derr për “aksesor” do të ishte plotësisht i denjë për faqet e para të revistave më të njohura… apo jo?

Komento
Shperndaje