Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajza e vogël e “Gjeniu”-t me zërin e madh, tashmë është rritur dhe po na bën të gjithëve të qajmë!

Vajza e vogël e “Gjeniu”-t me zërin e madh, tashmë është rritur dhe po na bën të gjithëve të qajmë!
November 17
11:14 2018

 

Përveç artistëve “Big” pjesëmarrës në “Kënga Magjike”, vëmendje kanë tërhequr edhe zërat e rinj që kanë konkurruar prej gjashtë javësh tashmë dhe janë përballur me aprovimet apo refuzimet e jurisë së festivalit. Një nga artistët e rinj që ka spikatur është Krusita.

Për ju që nuk e dini Krusita Stafa nuk është një emër i panjohur për dëgjuesit.

7 vite më parë ajo ishte konkurrente në edicionin e katërt të “Gjeniu i Vogël” dhe arriti ta fitonte kompeticion duke u vlerësuar si zëri më i mirë.

Pasi rrëmbeu zemrat e publikut tek “Gjeniu”, Krusita, tashmë më e rritur u prezantua të dielën që lamë pas në “Kënga Magjike” me këngën “Akull” një baladë dashurie rrëngjethëse e punuar nga Kledi Bahiti dhe Threedots dhe kënduar me zërin potent të kësaj vajze që duket se po fiton një suport të madh. Kënga është pëlqyer shumë nga publiku por edhe nga këngëtarë të njohur të muzikës të cilët e kanë përkrahur Krusitën dhe e kanë komplimentuar herë pas here në rrjete sociale.

Mes artistëve të rinj ka shumë që duan të marrin për edicionin e 20-të “Kënga Magjike” statusin e artistit “BIG” por le të themi se deri tani Krusita është ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje. Pas performancës së saj të dielën e kaluar ata që e pëlqenin që prej “Gjeniu”-t por edhe fansat që bëri nga balada “Akull”,  do e shohin sërish të performojë në netët gjysmëfinale në dhjetor./Blitz.al/

Komento
Shperndaje