Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajza e vogël e Blendi Fevziut bën 4 vjeç, pamjet nga festa e ditëlindjes

Vajza e vogël e Blendi Fevziut bën 4 vjeç, pamjet nga festa e ditëlindjes
October 04
08:47 2019

Nuk e di çfarë perceptimi keni ju për faktin se sa shpejt kalon koha, por ja ku e keni një shembull të gjallë. Vajza e vogël e Blendi Fevizut, Alis, bëri plot 4 vjeç dhe ne na duket sikur deri dje ai ende postonte foto me të bebe.

Të gjithë ata që e ndjekin moderatorin e “Opinion” në Instagram e dinë që ai nuk nguron aspak që të ndajë në këtë rrjet social, foto nga përditshmëria, nga udhëtimet, puna dhe sidomos nga koha që kalon me familjen, veçanërisht me dy vajzat.

 

View this post on Instagram

 

@revista_bordo

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu) on

Kështu ka ndodhur dhe ditën e djeshme, kur ishte dhe ditëlindja e Alis. Blendi fillimisht ka postuar këtë foton, ku meqë ra fjala duket që vajza është kopje e tij, dhe bashkangjitur me të shkruan: “Zyrtarisht 4”.

Siç mund ta shihni personazhi i preferuar i Alis është Princeshë Elsa nga “Frozen” dhe mesa duket festa e ditëlindjes është organizuar me këtë temë. Edhe torta gjithashtu:

Ndërkohë ja ku është dhe një foto me mamin dhe me babin:

Ndërkohë, Fevizu ditën e djeshme ka pasur dhe një intervistë në mbrëmje me Presidentin Ilir Meta, por padyshim ngjarja më e rëndësishme e ditës për të ka qenë festa e ditëlindjes së vajzës. Edhe 100 vite të lumtura për Alis! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje