Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajza e Rezarta Shkurtës, rrugës drejt suksesit: Hera e vogël, blogerja më “cool” në qytet!

Vajza e Rezarta Shkurtës, rrugës drejt suksesit: Hera e vogël, blogerja më “cool” në qytet!
January 12
14:48 2018

Është vetëm 4 vjeç por disa gjëra i ka të sigurta, siç është: kënaqësia që të jep fama. Po flasim për Hera Hoxhën, vogëlushen e mami Rezarta Shkurtës e cila po e ndihmon vajzën e saj të nisë suksesin qysh tashi.

Siç thotë dhe vetë Rezarta në një postim të sajin në Instagram, Hera është një naturë e prirur drejt artit. Dashuron pikturën, aktrimin dhe modelingun. Të gjitha këto kanë bërë që Rezi të mendojë ta bëjë blogere vajzën e saj duke i hapur një Instagram që deri më tani ka mbledhur më shumë se 13 mijë ndjekës.

Aty postohen foto dhe video gazmore të Herës bukuroshe. Në fakt, në vendet e tjeta të botës, blog-et e fëmijëve janë mjaft të sukseshme dhe gjenerojnë shumë të ardhura. Për ta berë ketë duhet thjesht një fëmijë me karakter ‘tip’ (që i pëlqen vëmendja), përkushtim dhe motinorim nga ana e prindërve dhe gjithçka funksionon mirë.

Le të shpresojmë se kështu do të jetë edhe për Herën e vogël ose siç i pëlqen asaj ta quajë veten, “the big boss”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje