Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajza e Michael Jackson flet për bullizmin dhe urrejtjen në rrjetet sociale: “Më çuan në vetëvrasje!”

Vajza e Michael Jackson flet për bullizmin dhe urrejtjen në rrjetet sociale: “Më çuan në vetëvrasje!”
September 15
14:05 2016

Paris Jackson, e bija e të ndjerit Michael Jackson, ka folur në një video kundër bullizmit dhe talljeve në rrjetet sociale të mërkurën mbrëma.

Në videon e postuar në Youtube nga një admiruese e Jackson, kjo e fundit thotë: “Nuk e di pse ka kaq urrejtje dhe mëri tani në botë. Jam përpjekur ta ruaj veten nga gjithë ky negativitet. Madje jam përpjekur t’i ndaloj të gjithë ata që nuk më duan apo edhe më urrejnë, qoftë në jetën reale apo në rrjetet sociale, por është shumë, shumë e vështirë”.

Më pas ajo ka shtuar: “Kur isha 14 vjeçe u bëra shënjestër e urrejtjes, bullizmit dhe mospëlqimit të shumë personave, gjë që më çoi drejt vetëvrasjes. U largova nga rrjetet sociale për plot 2 vite, por njerëzit filluan të më kërkonin përsëri të isha aktive në Instagram, Facebook apo Snapchat. Asgjë nuk ka ndryshuar! Jam shumë e lodhur dhe nuk jam e vetmja”.

Vajza e vetme e mbretit të pop-it dhe ish-bashkëshortes së tij, Debbie Rowe, ka dalë në mbrojtje të Justin Bieber dhe Sofia Richie, të cilët, sipas saj, janë viktimat e radhës së urrejtjes dhe negativitetit të rrjeteve sociale.

“Unë e njoh të dashurën e Justin që kur ajo ishte 12 apo 13 vjeçe. Ajo është vajza më e ëmbël në botë, por pavarësisht kësaj njerëzit po i thonë: Vrit veten! Ajo që dua të them është se edhe ne jemi qenie njerëzore. Kemi mendje dhe zemër e kur i thua diçka të tillë dikujt, në të vërtetë e lëndon jashtëzakonisht shumë”.

Paris e postoi videon në Instagram, por e fshiu pak minuta më pas. Fatmirësisht, videoja u postua në Youtube. /Blitz.al/

Shperndaje