Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajza e Ledina Çelos feston 2-vjetorin. Ja urimi i veçantë i këngëtares…

Vajza e Ledina Çelos feston 2-vjetorin. Ja urimi i veçantë i këngëtares…
October 27
10:49 2016

Si sot dy vjet më parë, këngëtarja Ledina Çelo u bë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë Periannën nga martesa e saj me Naim Kabashin, ish-kampionin e botës në kick-box.

Në 2-vjetorin e vogëlushes së saj, ditëlindje e cila përkon me pushimet që familja e këngëtares po kalon larg Gjermanisë ku ata jetojnë, këngëtarja ka postuar një video në Instagram.

Në të shohim të përqafuar në shezlon Periannën 2-vjeçare me vëllanë e saj, Erlisin, teksa mami Ledina i filmon dhe uron të voglën e saj ashtu siç ajo di të bëjë më mirë, duke kënduar. “U bëfsh 100 zemra ime! Kështu qofshi të lumtur së bashku! Erlis, uroje motrën”,- dëgjohet të shprehet ndër të tjera këngëtarja.

“Happy Birthday Perianna! Jeni lumturia jonë…”- shkruan Ledina bashkangjitur videos. /Blitz.al/

Happy Birthday Perianna! Jeni lumturia jone…👫

A video posted by Ledina Celo (@ledinacelo) on

Komento
Etiketimet
Shperndaje