Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajza e Johnny Depp mbron të atin: “Babai im është personi më i ëmbël në botë”

Vajza e Johnny Depp mbron të atin: “Babai im është personi më i ëmbël në botë”
May 30
18:45 2016

Lily-Rose Depp, vajza 17-vjeçare e yllit të kinemasë Johnny Depp, ka filluar të mbrojë babanë e saj në rrjetet sociale, në lidhje me divorcin dhe akuzat kundër tij për ushtrim dhune ndaj partneres Amber Heard.

“Babai im është personi më i ëmbël që njoh. Ai ka qenë një baba i mrekullueshëm për mua dhe vëllanë tim të vogël e kushdo e njeh atë do të thoshte të njëjtën gjë”, – shkruan ajo poshtë një fotografie të para shumë viteve, të postuar ditën e djeshme në Instagram.

Kujtojmë se aktori është akuzuar nga ish-partnerja e tij Amber Heard për ushtrim dhune dhe i është paraqitur kërkesa për divorc pas 15 muajsh martesë.

“Thuajse gjatë gjithë marrëdhënies sonë, Johnny është shfaqur i dhunshëm si verbalisht, ashtu edhe fizikisht. Dihet tashmë nga të gjithë historia e tij e abuzimit me drogën dhe alkoolin”, – është shprehur Heard në ankesën e paraqitur në gjykatë.

Këtyre akuzave, Johnny Depp i është përgjigjur:

“Amber po përpiqet të sigurojë një zgjidhje të parakohshme financiare, duke insistuar tek abuzimi”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje