Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Urimi ndryshe i Olti Currit për Ditën e Çlirimit

Urimi ndryshe i Olti Currit për Ditën e Çlirimit
November 29
14:11 2016

 

Ditën e sotme, shqiptarët festojnë 72-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit dhe në rrjetet sociale kanë “vërshuar” postime në kuadër të kësaj feste me flamuj apo foto patriotike.

Sigurisht, nuk kanë munguar urimet e postimet nga personazhet e njohura të ekranit, që nuk kanë ngurruar të jenë prezentë në këtë festë me urimet e tyre.

Njëri prej tyre është edhe blogeri i njohur, Olti Curri, i cili ka zgjedhur të urojë ndjekësit e tij me një postim ndryshe nga të tjerët. Ai nuk ka postuar një foto të flamurit apo të dëshmorëve, por ka zgjedhur të postojë foton e një qeni dhe një maceje të përqafuar me njëri-tjetrin. “Gëzuar Ditën e Çlirimit! Jetoni në paqe”, – shkruan Olti në përshkrimin e fotos, duke na dhënë edhe një shpjegim të fotos së postuar. Pra, mesazhi i Oltit është thjesht: Jetoni në paqe si macja dhe qeni në foto!

E kush tjetër do të mund të bënte një urim kaq ndryshe nga të tjerët përveç Oltit?! /Blitz.al/

Gezuar diten e çlirimit… Jetoni ne paqe👍🏻

A photo posted by Olti Curri (@olticurri) on

Komento
Shperndaje